Është arrestuar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Dyshohet se ka kryer vjedhje: një valixhe dhe një çantë krahu me dokument personale dhe 100 € para të gatshme
Këto gjësende paraprakisht i kishte raportuar si të humbura ankuesja femër kosovare, pasi kishte arritur në aeroport.
“ANP-Adem Jashari, 4.12.2023-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që një valixhe dhe një çantë krahu me dokument personale dhe 100 € para të gatshme janë gjetur te i dyshuari, të cilat i kishte raportuar si të humbura ankuesja femër kosovare pasi kishte arritur në ANP. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”