Vjedhje e rëndë në Drenas, grabitet kasaforta me armë, para e ari

E publikuar: 02/01/2026 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në Drenas, i cili dyshohet se ka ndodhur në periudhën ndërmjet 21 dhjetorit të vitit të kaluar dhe 1 janarit 2026.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ankuesi, shtetas kosovar, ka deklaruar se nga shtëpia e tij është vjedhur një kasafortë që përmbante pesë pistoleta me leje, një sasi parash dhe ari, si dhe dy orë dore.

Po ashtu, nga shtëpia është marrë edhe DVR-ja e sistemit të kamerave të sigurisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente të policisë.