Vjedhja, flet nëna e ministrit Gjiknuri: Më morën 3 milionë lekë, i mblodha nga pensioni

E publikuar: 11/10/2017 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka reaguar për herë të parë pas grabitjes së banesës nëna e ministrit Damian Gjiknuri. Lirije Gjiknuri ka deklaruar se autorët i kanë marrë 300 mijë lekë, të cilat i kishte mbledhur nga pensioni, sipas report tv.

“Nuk ka as miliona asgjë, grabitën 3 milionë lekë të vjetra të mbledhura nga pensioni im” u shpreh ajo.

Banesa e Lirije Gjiknurit u grabit nga tre persona në mesditën e djeshme, ndërsa deri tani janë disa persona të shoqëruar.