Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person, i cili dyshohet për vjedhje në një argjendari në Prizren.
Gazeta Insajderi merr vesh se i arrestuari është Shefqet Haziri i cili dyshohet të ketë vjedhur 168 mijë euro në total, ari e argjend.
“Ankuesi M/Sh/K pronar i argjendarisë „GOLD 2000″ raporton se nga personi apo persona të dyshuar të panjohur është vjedhur lokali, dhe nga lokali kanë arritur që të vjedhin ari rrethe 3kg dhe 1 kg argjend në vlerë totale 168.000 euro. Lidhje me rastin ështe njoftuar polici hetues si dhe krim teknika të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport të Policisë.
Haziri është ndaluar për 48 orë.
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, i kontaktuar nga gazeta Insajderi, ka konfirmuar qe pas shumë veprimeve hetimore të ndërmarra në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit e hetimeve rajonale të Prizrenit kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar, i cili ka rezultuar të jetë nga fshati Greme i Ferizajit.
Ndaj të njeëtit tanimë prokuroria ka parashtruar kerkesë për masën e paraburgimit.
Shefqet Haziri, kishte dhënë intervistë vite më parë, në një televizonm duke u shfaqur si pasionist i fluturakeve.