Policia e Shtetit konfirmoi se ka vënë dy persona në pranga për grabitjen e parave në kssafortën e Bankës Kombëtare Tregtare në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Të arrestuarit janë. Drejtori i filialit të bankës, Luigj Gjonaj dhe shefi i sigurisë së këtij filiali të BKT-së, Florjan Skarra.
Ngjarja u zbulua një ditë më parë. Autorët ende të paidentifikuar kanë hyrë nga dritarja e një bodrumi ngjitur me bankën, dhe aty kanë nisur të punojnë me mjete të rënda duke çarë murin e bankës që të nxirrte direkt tek kasaforta. Ata nuk janë pikasur nga punonjësit e sigurisë së bankës, pavarësisht zhurmës që kanë bërë dhe faktit që kanë mundur të hyjnë në ambientet ku mbahet kasaforta duke marrë prej aty rreth 21 milionë lekë të rinj.
Është ende e pakonfirmuar zyrtarisht nga policia, por mendohet që të jenë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë neglizhuar në momentin e rënies së sinjalit të
bankës, pas futjes së grabitësve në dhomën e kasafortës.