Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka vjedhur kartelat për votim të deputetëve të pozitës dhe të atyre të LDK-së. Nga Kuvendi kanë thënë për Gazetën Express se kartelat akoma nuk i janë kthyer deputetëve, ndërsa votimi pritet të bëhet me ngritjen e dorës
Pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, deputetët e Vetëvendosjes, përkatësisht Liburn Aliu, i ka marrë kartelat që deputetët i përdorin për votim.
Mirëpo, kjo nuk e pamundëson votimin e Demarkacionit. Deputetët mund të votojnë edhe duke e ngritur dorën.
Në rregulloren e Kuvendit thuhet se votimi mund të bëhet në disa mënyra dhe votimi me dorë është një nga to.
“Votimi bëhet në këto mënyra: a) votimi i hapur, me ngritje të dorës: “për”, “kundër” dhe “abstenim”, b) votimi i fshehtë ose c) votimi i regjistruar, që e përfshin votimin elektronik dhe d) votimin duke e thirrur secilin deputet, veç e veç”, thuhet në rregullore. /Express/