Lindsey Partridge nga Ontario e Kanadasë, ka marrë me vete kalin Blizz, për një vizitë në një qytet fqinj.
Por, ajo nuk ka lejuar që kafsha saj e preferuar të qëndrojë përjashta apo në stallë dhe ka vendosur ta merr me vete në dhomën e motelit, transmeton Telegrafi.
Megjithëse në këtë objekt hotelier, lejohet të hyhet me kafshë që janë kryesisht qen apo mace, hyrja me kalë u konsiderua shumë e pazakontë.
“Ku e ka kryer nevojën, si mund të qëndrojë një kalë në dysheme mermeri. Nuk është hapësirë komode për të”, ka qenë një nga komentet e shumta.
Me këtë rast, Partride vetëm kishte dashur të shikonte, se sa i lejohet hapësirë dhe tolerohen pronarët e kafshëve. /Telegrafi/