Duket si një orman atraktiv, me gjashtë rafte me dekorime qeramike, dy dollapë dhe sfondin e kaltër që i jep shumë dinamikë – por, asgjë nuk është si duket në pamje të parë.
Në mesin e enëve kineze, ndodhet edhe një gjarpër shumë helmues.
Banorët e shtëpisë që ndodhet në Golden Beach të Australisë, kërkuan ndihmën e kapësve të gjarpërinjve, nga frika se reptili mund t’i sulmojë në çdo moment.
“Nuk dimë për sa kohë kishte qëndruar aty, kemi mundur ta pësojmë shumë keq”, ka thënë njëri nga banorët.
Imazhi është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shikuesit sfidoheshin ta gjenin ‘vizitorin e paftuar’.
“Mu desh shumë kohë, megjithëse kam shikim mjaft të mprehtë”, si dhe “qenka gjarpër me shije, që i njeh qeramikat kineze”, ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/