Përdoruesi i Twitter i njohur si Muselk, ka postuar imazhin që tregon se si duket tepihu i shtruar në një dyqan pajisjesh elektronike diku në Francë.
Vizat e vendosura në formë të pa rregullt dhe mashtrimi optik që është krijuar, kanë bërë të duket sikur dyshemeja është me gropa, kur në fakt gjithçka ishte rrafsh, transmeton Telegrafi.
Tepihu i rrafshët që duket sikur ka gropa
“Kushdo që e ka dizajnuar këtë tepih është djallëzor. Këtu dyshemeja është e rrafshët”, ka shkruar Muselk.
Mashtrimi optik ndryshon dukjen e dyshemesë
Shumë njerëz të tjerë që ishin në atë lokal, kanë shfaqur fotografitë nga ky lokal, që duket sikur është bërë sensacion shkaku i shtrojës. /Telegrafi/

















