Me qëllim të njoftimit dhe rritjes së vetëdijesimit rreth aseteve të sekuestruara, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik (KKLKE), së bashku me Agjencionin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar (AAPSK), organizojnë një vizitë në Depon Qendrore të AAPSK-së në fshatin Llukar.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se përmes kësaj vizite, e cila do të nis në orën 10:00, ata do të shohin nga afër asetet e sekuestruara dhe të konfiskuara.
“Kjo vizitë organizohet me qëllim që të kuptohet se sa përfitime sjellin këto asete nga shitja si dhe mos-humbja e vlerës së tyre”, thuhet në njoftim.