Vizita e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj në Riad, ka marrë vëmendje të madhe nga mediat e Arabisë Saudite.
Mediat më të rëndësishme e kanë pasqyruar vizitën si vërtetim të raporteve të mira në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite, ndërkaq kanë fokusuar deklaratat e Hoxhajt, ku flet për zhgënjimin e Kosovës që shumë shtete arabe dhe islame nuk e kanë njohur Kosovën.
Po ashtu, vizita e zëvendës kryeministrit Hoxhaj është përqendruar në masë të madhe në në fushën e ekonomisë dhe të investimeve, për rritjen e bashkëpunimit në këto fusha, veçanërisht me Fondin Saudit për Zhvillim.
Hoxhaj ka konfirmuar se Kosova po punon në përmirësimin e politikave për investime, duke i nxitur investuesit potencialë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, vendet e GCC, vendet arabe dhe ato islamike që të rrisin investimet e tyre.