Ministri i Punëve të Jashtme të Kenias, Alfred Mutua, është pyetur gazetarët në lidhje me njohjen potenciale ndaj Kosovës. AI ka thënë se vendi i tij nuk ka problem në këtë pjesë.
Por Kenia preferon një njohje graduale, dhe kryediplomati i këtij shteti afrikan thotë se e kanë nisur këtë proces me njohen e pasaportave.
Ruto bëri një njoftim zyrtar në lidhje me vendimin për njohjen e pasaportave. Por njohja finale nuk ka arritur akoma.
E Mutua ka paralajmëruar një vizitë të presidentes, Vjosa Osmani, gjatë këtij viti – aty do të diskutohet edhe kjo çështje.
“117 shtete tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur… Ne nuk shohim asnjë problem me njohjen e Kosovës. Por ne e marrim hap pas hapi. Hapi i parë ishte njohja e pasaportave kosovare si dokumente të ligjshme udhëtimi,” ka deklaruar ai.
Vendi me mbi 53 milionë nuk është se ka pasur raporte të shkëputa me Kosovën, megjithatë njohja si akt s’ka ndodhur akoma.