Konsulli në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Brian Corteville, tha se vizat emigruese për banorët e Kosovës tani mund të merren në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
“Nga dje kanë filluar dhe dje i kemi bërë intervistat e para. Aplikantët më nuk kanë nevojë të shkojnë në Shkup”, deklaroi ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai bëri me dije se kur të hapet ambasada e re do të aplikohen për të gjithë aplikantët. ‘ Shumë qytetarë të Kosovës aplikojnë për vizë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë”, theksoi ai.
Konsulli në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Brian Corteville tha se është një proces i verifikimi për aplikantët.
“Tani mund të merren këto viza, të moshuarit, vazhdimi i vizës, studentët, shkëmbimi, vizat për të fejuarit, shumëllojshmëri dhe vizat emigruese”, tha Corteville.
Ai bëri me dije se këtë vit do të përfundojnë punimet për ndërtimin e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.
“Çdo vit ka 7 mijë kërkesa nga banorët e Kosovës për të marrë viza turistike në SHBA. Shumë njerëz donë të vizitojnë ShBA”, tha ai./rtklive/