Viva Fresh u ndihmua me mbi 860 mijë euro nga qeveria Hoti, ministri Murati publikon listën

E publikuar: 22/04/2021 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar listën e bizneseve që kanë përfituar nga Pakoja e qeverisë Hoti për ndihmë bizneseve në kohë të pandemisë.

Murati ka bërë të ditur se një gjë të tillë e ka bërë për shkak të transparencës, për të parë se si qeveria Hoti i ndau këto ndihma për biznese.

Nga kjo listë shihet se më së shumti ka përfituar Viva Fresh e cila u ndihmua nga qeveria Hoti me 860 mijë e 615 euro.