Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë para mediave se është po i njëjti person si ai i vitit 2013 kur ishte drejtor i shëndetësisë në Prishtinë, edhe kur ka qenë Ministër në Qeverinë Kurti 1 dhe tash në Qeverinë Kurti 2.
“Jam i njëjti Arben Vitia, por në kohë të ndryshme. Dhe unë s’kam folur e as postuar asnjëherë për garën time si kryetar i kryeqytetit. Nuk kam bërë fushatë asnjëherë”, tha Vitia.
“I gjithë koncentrimi im është Ministria e Shëndetësisë dhe luftimi i pandemisë. Po përballemi me një variant të rrezikshëm siç është ai Delta prandaj jam i fokusuar 100% në këtë temë dhe kjo është hera e parë që flas përgarën zgjedhore derisa kryeministri do të vendosë të më zëvendësojë”, tha më tej kreu i MSH-së.