Vitia: Nga 12 shtatori, vaksinimi do të ketë edhe të dielave

E publikuar: 03/09/2021 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 12 shtatori, vaksinimi do të bëhet edhe ditëve të diela.
Vitia përmes një konference për media ka bërë të ditur se 93 për qind e pacientëve të konfirmuar me covid-19 e që janë të hospitalizuar kanë qenë të pavaksinuar.Mes tjerash Vitia ka thënë se ka rreth 600 mijë qytetarë që kanë marrë së paku dozën e parë dhe që nga 11 shtatori vaksinimi do të kryhet edhe të dielen.Ai ka thënë poashtu se mesatarja ditore e të ifektuarve është 1600 persona.Për një javë, Vitia ka treguar se në Kosovë kanë vdekur 170 persona.“Deri tani, 600 mijë qytetarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. Nga 12 shtator ne do te kemi vaksinim edhe të dielave. Numri i të infektuarve përkundër një rënie të lehtë vazhdon të jetë akoma i lartë. Deri tani janë bërë në total mbi 33 mijë teste… Prej atyre që janë të hospitalizuar dhe të konfirmuar me covid, 93 përqind e pacientëve kanë qenë të pavaksinuar”, tha Vitia.