Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën për media deklaroi se numri i të prekurve nga virusi Korona, ka shkuar në 3, raporton Infosot.
Sipas Ministrit Vitia, përsoni i tretë është familjari i të moshuarit nga Stublla, i cili dje është diagnostifikuar me këtë virus.
Dyshohet se 77 vjeçari ka infektuar familjarin e tij.
Vitia, kërkoi që mos të bëhet panikë për arsye se tashmë rastet janë të izoluara.