Viti 1995, kur i kërcënonte Vuçiqi boshnjakët (Video)

E publikuar: 26/06/2015 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dikur si deputet ishte shumë radikal në qëndrime. Ai i kërcënonte hapur boshnjakët nga Kuvendi i Serbisë. “Nëse vrisni një serb ne do të vrasim qindra myslimanë. Do të shohim tani a do të guxojë bashkësia ndërkombëtare apo kushdoqoftë që të godas pozicionet serbe”, thoshte Vuçiq.

Ç’është e vërteta forcat serbe të Bosnjës nuk vranë qindra myslimanë siç thoshte Vuçiqi, por vranë mjëra. Vetëm në Srebrenicë janë vrarë 8000 burra dhe djem myslimanë më 1995 të njëjtin vit kur kërcnonte Vuçiqi.

Këtë vit Britania e Madhe me partnerët e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, po punon në harmonizimin e një rezolute, me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, me qëllim që të nderohen viktimat.

/indekonline/