A keni menduar se një komponent kaq i thjeshtë sa vitamina D mund të luftojë kancerin e gjirit? Studimet thonë që po
Studiuesit e Universitetit të San Diego-s në shtetin e California-s në SHBA, kanë zbuluar se pacientët që kanë nivel të lartë të vitaminës D në gjakun e tyre, kanë më shumë mundësi që ta mposhtin kancerin e gjirit.
Shkencëtarët besojnë se vitamina D shndërrohet në një proteinë që parandalon ndarjen e qelizave të këqija.
Në fakt shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D.
Gjithsesi, nevojiten më shumë eksperimente klinike, theksojnë shkencetarët, dhe njëkohësisht insistojnë që doktorët ta përdorin patjetër vitaminën D në kurat që i japin pacientëve.
Vitamina D gjenden me shumicë në vajin e peshkut dhe përgjithësisht tek peshqit e detit, havjari përmban sasira të mëdha të vitaminës D, tek guackat e detit, produktet e sojës, kërpudhat, bylmetërat, vezët dhe më pak tek drithërat.