Vitaku: U kam paguar haraç personave që janë thirrur në emër të komandant Remit e Latës (Foto/Video)

06.04.2015 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vitaku: U kam paguar haraç personave që janë thirrur në emër të komandant Remit e Latës (Foto/Video)

Ekskluzivisht për emisionin “Puls” të KTV-së, për herë të parë në Kosovë del haptas afaristi Eroll Vitaku dhe flet se si ka paguar haraç, kujt i paguar si dhe në emër të kujt ka paguar haraç.

Vitaku është përfaqësues i markës sportive “Asiks” për Kosovë dhe Shqipëri dhe i cili zhvillon këtë veprimtari prej vitit 2003 në pallatin e rinisë në Prishtinë dhe Mitrovicë.

“Unë jam sulmuar nga një grup i përbërë nga Artan Ratkoceri, jurist sipas tij, djali i axhës së tij, Shkumbin Ratkoceri, jurist, i cili ka pasur edhe foto në Facebook që ka qenë kandidat për asamblenë komunale me numër 23 të PDK-së për komunën e Podujevës. Këta dy janë arrestuar por jam sulmuar edhe nga dy persona tjerë që për çudi janë ende në arrati. Jam sulmuar në mes të Pallatit të Rinisë në kafiterinë “Blu sky”, thotë Vitaku në “Puls”, transmeton Koha.net.vitaku646

“Për lokalin të cilin e kam me qira në Pallatin e Rinisë, qiranë ia paguaj Pallatit të Rinisë. Por kur e kam marrë me qira, e kam marrë nga ish-qiraxhiu i cili më tha se ky lokal është i Artanit, pra do të paguash qira mbi qira – pra haraç të legalizuar. Kam edhe dokumente e kontrata. Unë kam pranuar me marrëveshje që vetëm dy vjet të paguaj haraç, mirëpo pas dy ose tri vjetëve të ndalet kjo formë e pagesës dhe të kaloj në shitblerje të së drejtës. Ai e ka bërë këtë kontratë tek avokati, e ka përpiluar dhe vërtetuar tek avokati Visar Vehapi”, tregon më tej Vitaku.

“Kompania ime “ErviSport” paguan 2050 euro në muaj, kurse Artanit, sipas kësaj kontrate, i detyrohem në avans 10500 euro në vit apo 875 euro në muaj. Pra, tri vite kam paguar sipas kësaj marrëveshjeje, pavarësisht se e kam ditë që nuk është në rregull kjo me bindjen se kjo do të përfundojë. Deri në vitin e kaluar qëndrova disi por kriza e bëri të veten dhe nuk kisha mundësi të paguaja më. E paralajmërova që vitin 2015 nuk paguaj më”, rrëfen më tej afaristi Vitaku.

“7 vjet kam paguar në këtë formë. 3 vitet e para i kam paguar nga 10500 euro në vit, 2 vite tjera nga 8500 euro në vit, 1 vit 7500 dhe vitin e fundit 7200 euro, që i bie komplet 63200 euro të paguara në emër të harçit të legalizuar”, tregon në emisionin “Puls”, Eroll Vitaku.

Ndërkaq, akuzat më të fuqishme që vijnë nga ai kanë të bëjnë me emrat që ai i përmend kur pyetet se në emër të kujt e ka paguar këtë haraç.

“Këta djem janë thirrur gjithmonë në emër të Komandant Remit dhe Komandant Latif Gashit, pra dy deputetëve, dhe thirren në emër të luftës së UÇK-së. Unë besoj se edhe ata persona në emër të të cilëve thirren këta, janë lodhur nga këta persona që kërkojnë haraç. Më kanë kërcënuar, më janë futur në lokal duke më kërcënuar. Për këtë lloj krimi, thirren në emër të dikujt apo të UÇK-së. Po ashtu, ai ka ardhur dhe më ka kërcënuar duke thënë se “unë kam luftuar për këtë lokal, pyeteni Enver Gashin, pronarin e butikut “Qarlli”. Dy plumba i ka nga unë. Vete si ka kaluar dhe jam në gjendje me vra dikë për këtë lokal”. Krejt Kosova e din që në Pallat të Rinisë ka qira mbi qira. Unë mendoj se mbi 50% të afaristëve paguajnë haraç, edhe në Pallat të Rinisë por edhe në krejt Kosovën. Këtë vet ma kanë thënë në telefon shumë afaristë, pasi jam sulmuar, por kanë frikë të dalin e të denoncojnë. Dikush e tregon e dikush nuk e tregon. Unë kam pranuar të dal i pari publikisht në emisionin tuaj se ka ardhur fundi më me këto krime dhe duhet të ndalen këto gjëra ndaj afaristëve dhe afaristët të denoncojnë këto haptas të gjithë”, thotë Eroll Vitaku.

Tutje, Vitaku thotë se kompania e tij i ka paguar shtetit të Kosovës tatim deri më sot mbi 1 milion e gjysmë euro, duke theksuar se ka qenë i rregullt dhe ka respektuar ligjin.

“Të ju tregoj pse jam sulmuar… E kam marrë edhe një lokal me qira nga AKP-ja dhe Pallati i Rinisë dhe ai Artani më ka thirrur në telefon dhe më ka thënë se nuk guxon të bësh asnjë marrëveshje me Pallatin e Rinisë pa dijeninë e tij. Ditën kritike isha me djalin në lokal dhe më ka thirrur në telefon dhe më ka kërcënuar me fjalët “qysh ke guxu me ba marrëveshje më Pallatin e Rinisë”, dhe kërkoi nga unë që urgjentisht të takohemi dhe shkova në “Blue Sky”. Unë jam sulmuar nga 4 persona. Artani ishte me mua, tre i kisha mbrapa meje. Janë kamerat në prokurori krejt komplet. I thash, mos hyr në shitore të ma kërcënosh gruan time por merremi vesh. Unë kam ardhur që t’ju tregoj se nuk dua të vazhdoj më në këtë formë ose po dal… jepja dikujt tjetër lokalet, nëse jo, atëherë ia lëmë shtetit e të merremi vesh. Në ato momente, ai mu ka kërcënuar se si ke pasur guxim të bësh marrëveshje me Pallatin për lokale pa dijeninë e tij. Pas këtij muhabeti, me shishe të Coka Colës më ka godit në kokë pastaj nga mbrapa më kanë godit tre personat që ishin me të. Pra, kam pësuar goditje të rënda. Nga koka ime dje kam nxjerr copa të xhamit nga thyerjet që janë bërë në kokën time. Unë mendoj se ata më kanë sulmuar në mes të Pallatit për t’iu dhënë mesazh të tjerëve. EULEX-i ka ardhur në vend të ngjarjes dhe më kanë marrë në pyetje dhe rasti tash është hapur dhe EULEX-i ka filluar hetimet”, rrëfen Vitaku.

Ndërkaq, gazetari i “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazi, i ftuar në emision, ka thënë se rasti i Vitakut është reket ose haraç.

“Është rasti më eklatant, por kemi raste tjera të rënda siç janë kidnapimi i biznesmenit Azem Morina nga Gllareva i cili është mbajtur 50 ditë i mbyllur nga një bandë kriminale e zonës së Dukagjinit. Dy prej këtyre njerëzve që kanë marrë pjesë në këtë kidnapim kanë qenë truproja të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Selman Gashi dhe Himë Krasniqi, që janë dënuar me nga 40 vjet. Rasti tjetër është kidnapimi i Valon Dreshajt, i cili është mbajt me javë të tëra në Lipë të Pejës. Edhe ky rast lidhet me komandantë të zonave”, ka thënë Kajtazi.

I ftuari tjetër në emision, avokati Tomë Gashi, tha se çështja është më e rrezikshme kur dihet se në Pallat janë rreth 100 lokale dhe përgjegjësit e Pallatit të Rinisë e kanë ditur se ky proces po ndodhë dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë.

“Pra, është haraç legal. Personat kanë qenë aq të sigurt sa që kanë përpiluar kontratat përmes avokatëve. Këto kontrata janë kontrata kriminale. Nuk e kam parë kontratën, por mendoj se kjo kontratë është e paligjshme dhe e kanë të ndaluar avokatët të përpilojnë këso lloj kontratash. Tragjedia është se qysh e kanë lejuar këtë udhëheqësit e Pallatit të Rinisë”, u shpreh avokati Gashi.

Ndërkaq, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, theksoi se rasti i Vitakut është rast mjaft i rëndë dhe policia, tha ai, do të bëjë gjithçka që është e mundur t’i sigurojë qytetarët që raste të këtilla të mos ndodhin.

“Sa i përket vrasjes së policit të krimeve ekonomike, Shemsi Gashi, dyshohet të është bërë me pagesë, por motivet nuk ka të bëjnë me vendin e punës. Janë të arrestuar rreth 8 persona. Sa i përket rastit të Z.Eroll Vitaku, ju siguroj se çdo person që do ta lajmëroj rastin, do të reagojmë fuqishëm. Kërkoj të lajmërohet haraçi, por duhet ta ceki se ka rënie të krimeve të grabitjeve, vrasjeve dhe vjedhjeve”, tha Kelani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë