“VITA” i dhuroi buzëqeshje rreth 65,000 fëmijëve për festat e fundvitit

E publikuar: 29/12/2015 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania “Devolli Group” përkatësisht brendi Vita, gjatë dy javëve të fundit, i ka gëzuar rreth 65,000 fëmijë me dhurata për këtë fundvit. Fëmijët që iu gëzuan dhuratave ishin shkollat fillore, klasët e para deri në të pestën si dhe kopshtet publike dhe private.

Tani çdo fundvit gëzimi i femijeve tonë ka kaluar në traditë për kompaninë “Devolli Group”. Vitin e kaluar janë gëzuar rreth 400 fëmije në nevojë sikurse: SOS fshatrat dhe qendrat e fëmijëve me Down Sindrom.

Këtë vit janë gëzuar fëmijet e shkollave fillore (klasat e 1-5) si dhe kopshtet publike dhe private.  Dhuratat përmbanin nga një Qumësht Vita 3,2% (250ml) si dhe kartolinë festive për çdo fëmijë. Poashtu për çdo klasë është dhuruar nga një kalendar festiv. Kopshtet e çdo qyteti pjesë të dhuratës kanë pasur edhe nga një meter në mënyrë që fëmijet të shohin se sa rriten me Vita.

Shpërndarja e dhuratave është bërë në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Gjatë shpërndarjes së dhuratave prezent ka qenë edhe djali i Vitës.

Çdo fëmijë është shprehur tejet i lumtur e bashkë me ta edhe mesusët dhe edukatorët e tyre. Ata janë shprehur që dhurata të tilla fëmijët e shkollave tona nuk kanë pranuar më parë dhe janë shprehur tejet falenderues.
Lumturia e fëmijëve shihej në fytyrat e tyre dhe në dashurinë që jepnin ndaj personave qe i vizitonin.

Devolli Group dëshiron të falenderoj çdo Drejtori të Arsimit për bashkëpunimin e treguar dhe korrektësinë e tyre,Ministrinë e Arsimit, Kultures dhe Teknologjisë, si dhe çdo kopsht privat dhe publik.

Gëzuar Festat ,mos harro Ndaje festën me Vita!