Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka theksuar se ishin mbi 200 mijë qytetarë, që përmes peticionit i shpallën të vdekura marrëveshjet e arritura nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, para se këtë ta bëjë Gjykata Kushtetuese.
“E shkelën Kushtetutën për Zajednicën”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, Hashim Thaçi e Isa Mustafa borxhet e tyre private, nuk mund t’i paguajnë me pasurinë e Kosovës.
“Kjo ditë e bukur sot, është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme. Ju, me këtë pjesëmarrje kaq masive, i tregoni Isës e Hashimit se pushteti nuk mbahet me polici”, ka thënë Ymeri./ Gazeta Blic