Visar Ymeri: Isa Mustafa, po pengon hetimin e SHIK-ut

E publikuar: 16/04/2015 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, zëvendëskryeministrin dhe njëherit Ministrin e Punëve të Jashtme të vendit, Hashim Thaçi, e ka quajtur zaptues.

“Dje të dy kryeministrat kanë folur për protestën, dhe për këtë i falenderoj, është e rëndësishme të flitet për këtë sa më shumë. Thaçi foli për pushtetin, se si këto protesta po e synojnë pushtetin me dhunë. Thaçi është zaptues”, ka thënë Ymeri.

Ai madje, ka pyetur kryeministrin Isa Mustafa, rreth 70 dosjeve në Prokurorinë e shtetit.

Ymeri, ka folur edhe për mos hetimin e SHIK-ut.

“Që prej vitit 2011, kërkohet të hetohet SHIK-u. Isa nuk lejoi që deputetët e LDK-së ta mbështesin këtë iniciativë”, ka thënë Ymeri.