Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një postim në Facebook ka fajësuar Kryeministrin Isa Mustafa, kryetarin e kuvendit Kadri Veseli si dhe presidentin Hashim Thaçi për vendosjen e përmendores së Car Llazarit në Mitrovicën Veriore.
Postimi i Visar Ymerit në Facebook:
“Veprimet kolonialiste të Serbisë kanë qenë përherë të përcjellura nga retorika shoviniste që nxitë urrejtje për të tjerët, teksa viktimizon veten. Përmendorja e Car Lazarit që u ngrit sot në Mitrovicë dëshmon karakterin shovinist të “Zajednicës” si projekt. “Zajednica” dhe “Lugina e Diellit” janë qëllimet, fryma shoviniste me Car Lazarin është arsyetimi.
Por, këto projekte s’do të kishin vend në Kosovë pa treshen e bashkëpunëtorëve Mustafa-Veseli-Thaçi. Këta politikanë, për pushtetin e tyre personal po i shtrojnë rrugën pushtetit të Serbisë në Kosovë”.

















