Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka fyer gazetarin e Klan Kosovës, Dibran Istrefin, duke e cilësuar si gazetar që në konferencë për media vjen me pyetjet e Isa Mustafës.
Në fakt, ky reagim erdhi pasi gazetari i kërkoi komente lidhur me deklaratat që kryeministri i bëri një ditë më herët, po ashtu në konferencë për media.
Në vijim mund të ndiqni xhirimin ku gazetari e bën pyetjen, ndërsa Ymeri para se t’i përgjigjet pjesërisht, e ofendon atë.