Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, bashkë me ish-kreun e partisë deputetin Albin Kurti, kanë dalë në sheshin Nënë Tereza, për t’u kërkuar personalisht qytetarëve nënshkrimin për peticionin kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.
Sot është dita e gjashtë e nënshkrimit të peticionit, dhe ai është nënshkruar nga rreth 70 mijë qytetarë të Kosovës.
Partitë opozitare po kundërshtojnë me të gjitha mënyrat formimin e këtij Asociacioni, të cilin po e cilësojnë bosnjëzim, ndarje e tejet të dëmshëm për Kosovën.
Opozita po kundërshton edhe demarkacionin me Malin e Zi, teksa thonë se me këtë marrëveshje Kosova humb rreth 12 mijë hektarë tokë.