Një virus kompjuterik i cili infektoi fabrikat e Taiwan Semiconductor Manufacturing, një prej kontraktorëve më të mëdha të prodhimit të Apple iPhone, mund të shtyjë debutimin në treg të iPhone të rinj.
TSMC, kontraktori më i madh në botë për prodhimin e çipeve, tha se gjatë fundjavës një numër i sistemeve kompjuterike u infektuan nga një virus.
Kompania beson se ky incident mund të shtyjë shitjet e iPhone.
Kompania Tajvaneze ka raportua financa të qëndrueshme me rritje dyshifrore të të ardhurave për 2018-ën.
Nuk është vetëm TSMC por një numër i konsiderueshëm kompanish Tajvaneze të cilat furnizojë mbarë botën me pajisje elektronike. /PCWorld Albanian