Virgjëria në ankand për 130 mijë euro (FOTO)

E publikuar: 29/09/2016 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studimet universitare nuk janë vetëm pasion dhe vullnet për të mësuar, por edhe llogari financiare dhe për shumë të rinj në Rusi, kostoja e tyre është e papërballueshme.

Rrugët për të përmbushur nevojat financiare gjatë studimeve janë të shumta, por një 20-vjeçare nga Moska ka zgjedhur atë më të shkurtrën.

E identifikuar vetëm si Ariana, studentja ruse ka nxjerrë në ankand virgjërinë e saj në internet. Ajo thotë se paratë e siguruara nga kjo do t’i përdorë për të përballuar kostot e studimeve.

“Problemi më i madh për shumë studentë  është kostoja financiare e studimeve dhe shumë u duhet që edhe të punojnë për të paguar arsimimin e tyre”, thotë 20-vjeçarja.

Për t’u siguruar që nuk do t’i duhet që të punojë më pas shitjes së virgjërisë, 20-vjeçarja ka vendosur çmimin dysheme 130 mijë e 560 euro.

/TCH/