VIP’at i fshehin fmitë me nevoja të veçanta (Video)

E publikuar: 12/11/2015 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fmitë me nevoja të veçanta janë ndër grupet ma të margjinalizueme dhe të përjashtueme nga të tjerët, mbasi u mohohet e drejta në shëndetësi, arsim dhe në shërbime sociale.

Mirëpo, qendra “Përparimi” i ban bashkë fmitë, të cilët edhe pse janë me nevoja të veçanta, mësojnë e ndihen mirë.

E Florenti, i cili kur fliste për shokët që i don shumë, thotë se mësuesja nuk u bërtet.

Prandaj njana prej mësueseve, Hyra Salihu-Zeka, e quen privilegj, por edhe angazhim të madh punën me këta fmi.

Ndërsa për psikologen e shkollës, Blerina Haliliaj, puna këtu asht sfidë.

Për drejtoren Igballe Potera, procesi mësimor asht ma i veçantë se në shkollat tjera, sepse mësimdhanësit kanë role të ndryshme gjatë orëve të mësimit.

Mirëpo, jashtë kameras, drejtorja thotë se disa figura publike në Kosovë, i kanë kërkue që fmitë e tyne, të cilët frekuentojnë këtë qendër, mos me dalë para kamerave, tue u përpjekë kështu me e mbajtë të fshehtë faktin se ata bajnë pjesë në kategorinë me nevoja të veçanta.

Qendra “Përparimi” numëron 132 nxanës të shpërndamë në katër nivele, parafillor, fillor, e mesme e ulët dhe që nga viti 2009, egziston shkolla e mesme e naltë e drejtimit hortikulturë.

Veç kësaj, nxanësit angazhohen në aktivitete të ndryshme, si futboll, basketboll, derisa nuk mungon as teatri e filmi./Rrokum