Mirëpo, këtë famë yjet e estradës nuk e kanë pasur gjithmonë, transmeton Gazeta Express.
Shumë prej tyre me kalimin e kohës ishin kthyer në Kosovë për të zhvilluar karrierën e tyre.
Ata tashmë janë shndërruar në yjet më të preferuara për ju.
Njëri nga ta është këngëtari i njohur Blero.
Ai ka jetuar për një kohë të gjatë në Suedi, nga ku është kthyer për të krijuar emër në fushën e muzikës vendore.
Blero sot është ndër këngëtarët më të famshëm e të pëlqyer në vend.

Me një stil krejtësisht të veçantë ishte shfaqur edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.
Ajo kishte lindur në Suedi, ku është shkolluar dhe ka mësuar të këndojë. Mirëpo, ajo në moshën 16-vjeçare u kthye në Kosovë për tu bërë ndër këngëtarët më të famshme në vend.

Për herë të parë para publikut ajo u shfaq me këngën e saj “Dridhem”. Që nga ai moment fama e saj ishte e garantuar. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Genta Ismajli e cila një kohë të gjatë kishte jetuar në Amerikë e që në moshën 19-vjecare u kthye në Kosovë.
Genta tani njihet si ndër këngëtaret më të dashura për publikun ku përveç muzikës është veçuar edhe për vallëzimin dhe energjinë që ka në skenë.

Dhurata Dora është një tjetër këngëtare e cila ka lindur në Gjermani. Por ka disa vjet që ajo është vendosur në Kosovë, ku tani edhe njihet si njëra ndër këngëtaret më simpatike të estradës e cila shumë shpejt depërtoi në tregun muzikor.

Në shtetin e Gjermanisë ka lindur edhe këngëtarja e njohur Dafina Rexhepi. Edhe Dafina si shumë koleg të saj u rikthye në Kosovë ku u bë e njohur me këngën “Delicious”, në bashkëpunim me Mc Kreshën.
Dafina për një kohë u largua nga skena muzikore, por ajo u rikthye fuqishëm me projekte të reja.
“Gimme ur love”, është projekti i fundit nga ajo.

Ndryshe, kohëve të fundit Dafina Zeqiri e Genta janë më pak në Kosovë. Dafina tani është duke jetuar dhe vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Gazeta Express/

















