Violetë Kukaj, nëna e Malit, ka reaguar lidhur me ofendimet dhe bullizmin e raportuar ndaj djalit të saj në reality show-n “Big Brother”.
Përmes një komunikimi me emisionin Kosova Live, ajo, ndonëse nuk ka pranuar të japë deklaratë publike, ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar brenda shtëpisë.
Sipas saj, kjo çështje i është lënë në dorë produksionit të emisionit, duke shpresuar se do të merren masa pas reagimit të familjes dhe shqetësimeve të ngritura.

















