Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqi zgjidhen anëtarë të ri të PZAP-së

E publikuar: 24/01/2025 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka emëruar me shumicë votash Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqin, si anëtarë të ri të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Husaj-Rugova mori dhjetë vota nga anëtarët Këshilli, ndërsa Bardiqi tetë vota. Anëtarja e re e PZAP-së është gjyqtare në Gjykatën e Apelit, ndërkaq Bardiqi është gjyqtar në Gjykatën Komerciale.

Mandati i tyre është4 vjeçar.

Pjesë e garës për anëtar të PZAP-së ishin edhe gjyqtarët, Ramiz Kuqi, Liridon Maloku dhe Faton Bajrami.