Viola von Cramon, ka bërë të ditur se Komisioni i Parlamentit Europian për Punë të Jashtme, ka miratuar raportin e saj për Kosovën.
Në reagimin e saj, ajo shkruan se me këtë dokument, po i dërgojnë mesazh të qartë Kosovës dhe Komisionit Europian, në lidhje me udhëzimet dhe veprimet që duan të shohin, njofton Klan Kosova.
Tutje ajo shkruan se Parlamenti Europian e sheh Kosovën si një vend me një perspektivë të qartë europiane.

















