Vetëm pak muaj më parë, gazeta “Panorama” ka publikuar një foto të futbollistit të Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, me prezantuesen e “Supersport”, Viola Spiro.
Sulmuesi dhe biondina janë fotografuar në një nga “pub”-et e kryeqytetit, nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Fotoja shkaktoi dyshime te fansat, të cilët aludonin për një lidhje mes tyre, por që vetë bukuroshja e mohoi. Aq mjaftoi për të mbyllur atë histori aludimesh, por vetëm për pak kohë, pasi detajet janë ato që na bëjnë të rikthejmë vëmendjen dhe njëherë te ky “çift”.
Nuk e dimë nëse është rastësi apo diçka më shumë… por, siç thotë populli, “rastësitë e shumta ndjellin diçka”. Teksa po vështronim me kujdes profilet e të dyve në “Instagram”, veçuam disa detaje interesante që vlejnë t’i citojmë.
Së pari, Viola duket tejet bukur brenda një “Mini Cooper”, që çuditërisht është kaq i ngjashëm me atë që ka dhe Bekimi. (Mund të shikoni fotot).
Së dyti, korçarja është një aktiviste e rregullt në “Instagram”, ku nuk heziton të postojë foto nga pushimet, për t’i ndarë kështu me miqtë dhe fansat e saj, me anë të të cilave vëmë re se dhe ajo po ashtu si shkodrani kanë kaluar pushimet në të njëjtin vend, në Shën Stefan.
Së treti, asnjëri prej tyre nuk e shfaq vendndodhjen me anë të fotove, siç bëjnë shumë prej personazheve të botës së spektaklit. Përkundrazi, fotot veç e veç, që nuk demonstrojnë asnjëherë personin që i ka fotografuar, e pasurojnë akoma dhe më shumë “pistën” e dyshimit. Edhe pse janë përpjekur me kujdes të mos lënë “shenja”, i kanë harruar disa detaje, të cilat ne ua pasqyruam kronologjikisht nga kërkimi i bërë në lidhje me këtë rast.
Tani, për të mos u rënë në qafë, ua lëmë në dorë atyre të na rrëfejnë të kundërtën. Përndryshe, ne thjesht po spekulojmë, bazuar në detajet që ata na kanë ofruar. Se sa e vërtetë është, mbetet për të na e treguar ata. Megjithatë, një biond me një biondinë seksi në syrin e fansave duken mrekullisht mirë. Për ta mbyllur, kujtojmë rastin e portierit Iker Kasijas me gazetaren spanjolle Sara Karbonero, të cilët janë një shembull interesant në botën e futbollit dhe që siç duket ka tërhequr të tjerë.