Hashim Thaçi dhe shkrimtari Ismail Kadare
Shkrimtari dhe profesori universitar, Agim Vinca tregoi në Frontal në T7 një rast nga viti 1999, kur Hashim Thaçi, i cili atëherë i printe delegacionit kosovar në Konferencën e Ramubujesë që mbahej në Francë me qëllimin e vendosjes së paqes në Kosovë, kishte kërkuar mbrojtje nga shkrimtari Ismail Kadare para nënshkrimit të Marrëveshjes.
Vinca tha se një natë para se të vendoseshin nënshkrimet në marrëveshje nga pala kosovare, Thaçi kishte shkuar në apartamentin e Kadaresë për t’ia bërë një pyetje.
“Para Rambujesë, Hashim Thaçi një natë para nënshkrimit ka shkuar në apartamentin e Kadarenjve në qendër të Parisit, dhe i ka thanë nëse më shpallin tradhtar, a më mbron ti? I ka thënë ‘po, nënshkruaje’. Këto dihen. Janë fakte. Kadareja gjithashtu i ka shkruar letra Ukshin Hotit dhe ai nga burgu i është përgjigjur. Ai nuk doli nga burgu, por libri mbeti. Ndjeshmëria e tij ndaj Kosoves ishte e madhe”, tha Vinca.
Ai tregoi vlerësimin e tij të lartë për Kadarenë, për të cilin tha se “ka krijuar ushqim shpirtëror për popullin e vet” edhe në kushte të regjimit totalitar.