16 pasuri të paluajtshme në pronësi të Jamarbër Malltezit janë sekuestruar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme.
Apartamente, mes tyre dhe një duplex, trualle dhe njësi janë sekuestruar, pas arrestimit të Malltezit dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit, me akuzën e pastrimit të parave,
Ato janë: Apartament me sipërfaqe 208,20 m2 i ndodhur në rrugën “”Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë; apartament me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m²; apartament me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2; njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m²; njësi me me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m². Njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m²; apartament me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2.
Truall dhe vilë, apartament dublex i vendosur mbi këtë truall me sipërfaqe trualli 187.7 m2, me sipërfaqe ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhes me sipërfaqe 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verandë me sip 22.73 m2; pasuria me me sipërfaqe 107 m2, rruga “Frosina Plaku”, kati përdhe i godinës 9 katëshe shkalla nr. 2.

















