Vildane Zeneli bukuroshja që e jetoj ferrin (Foto +18)

E publikuar: 16/10/2015 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vildanes i kanë bërë një ofertë: të shkruajë një libër autobiografik.
Një ofertë që e ka pranuar me dëshirë dhe që tashmë e quan një nga impenjimet e saj, “Shumë njerëz janë të interesuar për historinë e jetës time para luftës në Kosovë, gjatë luftës dhe se si unë dhe familja ime ia nisëm nga zeroja në Amerikë, nuk dinim asnjë fjalë anglisht, nuk njihnim askënd. Ishte një vend krejt i ri, kulturë tjetër, njerëz të rinj. Nëna ime u diagnostikua me kancer në gji, babai im bëri një transplant të zemrës, ndërsa mua m’u desh të punoja dhe të përpiqesha shumë që të harroja traumën që kisha kaluar në Kosovë kur isha fëmijë. Ishte një fillim vërtet shumë i vështirë. Po, do të shkruhet shumë për jetën time, por është një libër që flet për mbijetesën dhe ka një kthesë pozitive. Aty do të flas për suksesin tim dhe se si nuk u ndala asnjëherë së punuari fort për të arritur këtu ku jam sot”, thotë Vildanja, që tani po e jeton një histori suksesi të vërtet, transmeton “Kosovarja”.
Vildane-zzz