Viktimat nga zjarri i fuqishëm në Londër, deri tani të paktën 6 të vdekur

E publikuar: 14/06/2017 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në kullën Grenfell në Londër, konfirmoi policia metropolitane, duke paralajmëruar se numri i viktimave pritet të rritet.

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në mesnatë një ndërtesë 27 katëshe në perëndim të Londrës, duke lënë dhjetëra familje të bllokuara në katet e mësipërme.

Ambulanca e Londrës ka konfirmuar se 50 banorë janë dërguar në spitale dhe se disa prej tyre vuajnë  nga djegie të rënda.

Mediat britanike shkrujanë se zjarrëfikësit nuk mund të hyjnë brenda ndërtesës së nga frika se ajo mund të shembet.

Familjet u bllokuan brenda kullës Grenfell dhe fëmijët ulërinin me dëshpërim për ndihmë.

Dëshmitarët e intervistuar nga mediat britanike kanë rrëfyer se kanë parë prindërit tek hidhnin fëmijët  e tyre nga dritarja, për t’i shpëtuar nga flakët, shkruan syri.net.  Një i ri ka treguar se pa një grua tek lëshonte fëmijën e saj nga kati i nëntë i kullës para se të zhdukej nga sytë.

Foshnja u kap nga një burrë më poshtë, sipas “Huffington Post”.

Një banore tjetër, i quajtur Zara, tha se pa një grua që të hidhte djalin e saj, i cili ishte rreth pesë vjeç, nga një dritare e katit të gjashtë, për ta shpëtuar nga flakët.

“Një grua hodhi djalin e saj nga dritarja, mendoj se ai është mire…..mendoj se ai mund të ka disa eshtra të thyera por shpëtoi, tha një vajzë për “BBC”./SYRI.net/