Viktimat e dhunës seksuale meritojnë drejtësi sociale

20.03.2015 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Viktimat e dhunës seksuale meritojnë drejtësi sociale

Të mbijetuarat e Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës, më nuk janë vetëm dhe nuk do të ndihen si pjesë e margjinalizuar e shoqërisë, pasi që prej një viti të themelimit të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, këto viktimat përmes programeve dhe mekanizmave të ndryshëm janë rehabilituar, integruar dhe risocializuar në jetën aktive në vend.

Kështu ka thënë presidentja e vendit Atifete Jahjaga, e cila me një fjalim para anëtarëve të këtij Këshilli ka thënë se së bashku me të gjithë akterët e përfshirë kanë arritur të shënojnë një kapitull të ri për këto viktima.

“Që prej vitit të kaluar mund të them me bindjen më të plotë, se së bashku kemi arritur të hapim një kapitull të ri, i cili ka vetëm një drejtim, atë të garantimit dhe ofrimit të të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës si viktima civile të luftës. Së bashku kemi arritur ta kthejmë çështjen e rehabilitimit, të riintegrimit dhe risocializimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, në një temë që zë gjithmonë e më shumë vend në politikat qendrore dhe ato lokale, në një temë për të cilën tashmë ne si shoqëri kemi filluar të flasim më hapur”, ka thënë Jahjaga.

Jahjaga më tej ka thënë se nëpër takimet e shumta që i ka pasur jashtë vendit, ka ngritur çështjen e kësaj pasoje të luftës, duke kërkuar edhe njohjen ndërkombëtare të krimit të kryer mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës, me ç’rast tha se ka gjetur përkrahjen e miqve ndërkombëtarë.

Ndërsa ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi ka thënë se këto viktima të prekura nuk duhet të trajtohen si raste në të cilat bëhet bamirësi, por ato meritojnë korrektësi dhe drejtësi sociale.

“Duhet bërë përpjekje e vazhdueshme që viktimat e dhunës seksuale të mund të kenë trajtimin e duhur nga institucionet dhe kjo duhet bërë gjithmonë duke respektuar të drejtat, dinjitetit dhe integritetin e tyre. Edhe pse kemi të bëjmë me një kategori të prekur dhe të ndjeshme ato në fakt përfaqësojnë guximin dhe meritojnë përkrahje ligjore dhe institucionale. Pra në këtë temë nuk po bëhet fjalë për bamirësi, por për korrektësi dhe drejtësi sociale”, ka thënë Abrashi.

Ai më tej ka kërkuar që sa më parë të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, në mënyrë që mbështetja për këtë kategori të jetë sa më e shpejtë.

E ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, duke folur para Këshillit ka thënë se pas takimeve të shumta për të kuptuar nevojat e kësaj kategorie, kjo ministri ka marrë vendim që në kuadër të Ligjit për Sigurime Shëndetësore të lirohen nga të gjitha pagesat shëndetësore, për çka u tha se duhet të nxirret një akt nënligjor.

Pjesëmarrës në këtë takimit ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe Ian Cliff i cili tha se ndonëse në fillim ideja për tu diskutuar në parlament njohja e viktimave të luftës si kategori e veçantë, ishte kundërshtuar shumë tash kjo çështje diskutohet hapur dhe janë shënuar hapa të rëndësishëm në njohjen dhe integrimin e kësaj kategorie të shoqërisë.

“Zonja presidente e përshkroi dhunën seksuale në konflikt si një nga krimet më makabre të luftës, dhe vërtetë objektiva e qeverisë sime në angazhimin e saj në ketë çështje është që të provojë dhe ta nxjerr këtë makabër nga nën hijet. Mbaj mend të kem takuar disa gra viktima të dhunës seksuale në konflikt kur isha ambasador në Bosnjë por në atë kohë nuk e dija çka ishte kjo sepse kjo çështje nuk ishte në agjendë dhe nuk diskutohej, prandaj mendoj se arritjet që secili në ketë tavolinë ka bërë në dy po tri vitet e fundit është shumë e rëndeshim dhe mos të harrojmë se edhe në fillim të parlamentit të kaluar të Kosovës, ideja e njohjes së grave viktima si viktima të luftës ishte kundërshtuar kategorikisht, dhe është puna që zonja presidente dhe ju dhe disa nga ministrat që ka bërë dallimin në këtë çështje”, ka thënë Cliff

Ndërsa Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilimitin e të Mbijetuarave të Torturës ka thënë se ky këshill ka kryer punë të madhe për rehabilitimin, riintegrimin e viktimave të cilat tashmë kanë filluar të jenë pjesë e jetës aktive, duke punuar dhe vazhduar jetën e tyre. Sipas Rushitit ky Këshill ka thyer heshtjen dhe ka arritur të sfidoj paragjykimet shoqërore për këtë kategori.

“Ne vlerësojmë lart punën e këtij këshilli duke i dhënë prioritet kategorive të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, nëpërmes aktiviteteve dhe iniciativa të shumta që u përmendën. Mund të themi që ky këshill ka filluar të thyej heshtjen dhe t’i sfidoj paragjykimet shoqërore ndaj kësaj kategorie të ndjeshme shoqërore”, ka thënë Rushiti.

Ndryshe ndonëse nuk ka të dhëna të plota për numrin e viktimave të dhunës seksuale, sipas disa statistikave Kosova numëron rreth 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin