Viktima e dytë në Euro 2016

E publikuar: 17/06/2016 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër tragjedi në Francë. Duket se “Euro 2016” nuk po arrin dot të gjëjë paqe. Pas përplasjeve ndërmjet huliganëve anglezë me ata rusë në ditët e para të turneut kontinental, një tjetër ngjarje e rëndë ka goditur eventin më të madh të futbollit europian. Një tifoz i Irlandës së Veriut humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak, gjatë përballjes ndërmjet skuadrës së drejtuar nga trajnerit O’Neil me Ukrainën. Pavarësisht ndihmës së shpejtë të mjekve në stadium, tifozi nuk arriti të mbijetonte. Ky Europian mund të konsiderohet si një lloj mallkimi për tifozët e Irlandës së Veriut, pasi vetëm pak ditë më parë një tjetër tifoz humbi jetën, pasi ra nga 8 metra lartësi.

I riu 24-vjecar ishte në gjëndje te dehur dhe si pasojë e kësaj humbi ekuilibrin, duke marrë plagë të rënda dhe nuk arriti të mbijetonte. Gjithashtu dhe një mbështetës i Kombëtares së Belgjikës ka pësuar atak kardiak. Personi i cili humbi jetën raportohet se ishte një 71-vjecar, i cili po udhëtonte së bashku me një grup të madh mbështetësish të “Djajve të Kuq”, për të ndjekur nga afër takimin Belgjik-Itali, të fituar 2-0 nga të kaltërit./supersport/