Vijnë premtimet e para për t’i ndihmuar Shkupit

E publikuar: 07/08/2016 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari i njohur në trevat shqiptare, Labinot Tahiri, ka premtuar se do t’i grumbullojë 10.000 Euro për popullatën e prekur nga vërshimet në Shkup.

“Unë me shokët e estradës dhe popullatën do t’i mbledh 10.000 për ndihma në SHKUP! Familjeve ngushëllime të sinqerta për ata 10 Shqiptarë dhe viktima te tjera….!”, ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Ai gjithashtu është duke zhvilluar një paraqitje të drejtpërsëdrejti, ku bën thirrje për grumbullimin e ndihmave. /SHENJA/