Gazeta malazeze Vijesti ka njoftue se marrëveshja për demarkacionin, e cila ishte negociue me Malin e Zi në vitin 2009, ka me u nenshkrue në Vjenë, gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor, që ka me u mbajt me 27 Gusht në kryeqytetin austriak.
Tue u thirrë në burime qeveritare, ky medium njofton se kufini i Malit të Zi me Kosovën ka me qenë ai i vitit 1974.
Mali i Zi përveç Kosovës, ka me nenshkrue marrëveshje edhe me Bosnjën e Hercegovinën.
Aty ka me qenë Presidentja Jahjaga dhe Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanovic, nderkohë që marrëveshja ka me u nenshkrue prej Ministrit të Jashtëm edhe atij të Mbrendshëm.
I pranishëm ka me qenë edhe Presidenti austriak Heinz Fischer.
Burime prej qeverisë se Malit të Zi kanë thanë se lokacionet në Kullë afër Rozhajës dhe në Grykën e Rugovës poshtë Çakorrit ku ndodhen stanet e shqiptarëve, simbas marrëveshjes kanë me mbetë mbrenda territorit të Malit të Zi.