Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me përfaqësinë e Shqipërisë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sipas burimeve të Syri.net, një grup anonim hacker-ash kanë arritur të marrin gjithë arkivën e e-maileve të zyrtarëve të misionit të Shqipërisë në OKB.
Ngjarja e rëndë faktikisht ka ndodhur që në muajin Gusht të këtij viti, por drejtuesja e këtij misioni Besiana Kadare (vajza e shkrimtarit të njohur) e ka mbajtur të fshehtë.
Sipas burimit hacker-at kanë arritur të kenë sukses në këtë operacion, pasi pjesëtarët e personelit shqiptar që punojnë pranë OKB-së, në mënyrë të papërgjegjshme i përdorin e-mailet zyrtare në edhe në telefonat e tyre personalë, pa protokolle sigurie.
Tashmë i gjithë komunikimi dhe mjaft të dhëna (shumë prej tyre janë informacione të klasifikuara) të misionit tonë në OKB janë në duar të panjohura, për shtetin shqiptarë.
Nuk dihet se çfarë përfaqëson ky grup hacker-ash, por fakti që objektivi i tyre kanë qenë diplomatë të një vendi, tregon se nuk kemi të bëjmë me “ordinerë” që sulmojnë banka. Shërbimet sekrete të vendeve të ndryshme (veçanërisht ato ruse) kanë precedentë që tregojnë, se janë shumë aktivë në këtë veprimtari.


















