Vidhen kabllo të energjisë në vlerë të 22 mijë e 500 eurove

E publikuar: 20/03/2022 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, një person përmes videove e ka vërejtur se dy të dyshuar kanë vjedhur kabllo të energjisë elektrike në vlerë të 22 mijë e 500 eurove.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.