Vidhen 200 koshere me bletë, shpërblim për atë që japë informata lidhur me hajnat (Foto)

E publikuar: 26/02/2019 03:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brenda dy javësh, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, janë vjedhur 200 koshere bletësh, që besohet se janë bartur me makinën piru.

Meqenëse forcat e rendit nuk po arrijnë të bien në gjurmë të hajnave, që kanë shënjestër kutitë me insektet që krijojnë mjaltë, kultivuesit po ofrojnë shpërblim prej 10 mijë dollarësh, për atë që japë informata lidhur me hajnat, transmeton Telegrafi.

Detektivët që po merren me rastin, kanë thënë se vjedhjet janë kryer nga bletarët rivalë të cilët ‘e dinin çfarë po bënin’ dhe kishin pajisjet e duhura.

“Askush nuk do ta vidhte ndonjë koshere edhe  nëse iu ka dhënë rasti më i mirë. Bletët janë të paparashikueshme” thuhet në raport.

Gjithçka ndodhi, kur kultivuesit i kishin dërguar kosheret në fusha të hapura, sepse ka filluar çelja e beharit të shumë pemëve. Raportohet se një çift janë arrestuar në atë zonë, sepse iu gjetën 16 koshere të vjedhura.

Në anën tjetër, vetëm një bletar ankohet për 100 koshere, që kanë vlerë të përgjithshme prej 40 mijë dollarësh. /Telegrafi/