Nga nevoja dhe dëshira për të konsumuar ushqime të freskëta, të shëndetëshme, e mbi të gjitha dietike, po marrim çdo ditë pa e ditur një sasi të konsiderueshme toksinash dhe kimikatesh të rrezikshme, kanceroze dhe vdekjeprurrëse.
Nëse të gjithë sugjerojnë që për një shëndet të mirë të konsumohen fruta dhe perime, duket se edhe kjo nuk është zgjedhja më e mirë për të qenë të sigurt.
Në këtë video që qarkullon në rrjet, tregohet se si ngjyrosen me kolorantë artificial perime dhe fruta të ndryshme, që nga bizelet e deri tek shalqini, për të qenë në treg gjatë gjithë vitit edhe kur nuk janë të pjekur, madje.
Pra, konsumatorët shqiptarë tani më tepër se kurrë janë të ekspozuar ndaj rreziqeve për jetën pikërisht prej asaj që vendosin çdo ditë në pjatë pa e ditur.
Tregjet e qyteteve tona janë të mbushura me produkte që po u sjellin pa e ditur vdekjen qytetarëve. Produktet bujqësore nuk kontrollohen dhe janë pre e dëshirës për të fituar sa më tepër, në kurriz të konsumatorit të painformuar dhe duke përfituar nga mungesa edhe e njohjes nga ana e “ekspertëve” shtetërorë që nuk kryejnë asnjë lloj kontrolli.
Videoja më poshtë e demostron qartë këtë: