Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe Lille, Edon Zhegrova po i kalon ditët e pushimit në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Zhegrova gjatë ditëve të pushimit ka treguar edhe anën e tij humane, duke vizituar Pediatrinë në QKUK dhe duke dhuruar qindra dhurata për fëmijët.
Gazetari Arlind Sadiku ka publikuar pamjet, ku Zhegrova shihet duke vizituar fëmijët dhe duke i gëzuar ata me dhurata.
“Edon Zhegrova shfrytëzoi pushimin 4 ditorë në Kosovë, duke shfaqur anën humane që e karakterizon si personalitet. Ai sot vizitoi fëmijët e shtrirë pranë klinikës pediatrike në QKUK dhe i gëzoi me dhurata.”