Ka nisur të bëjë xhiron e botës video ku presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan përlotet bashkë me të shoqen, gjatë një vizite në Tiranë.
Erdogan ishte në inaugurimin e Xhamisë së Prezës, kur një studente recitoi një poemë patriotike me tone islamike, të cilën Erdogan e kishte lexuar së fundmi në televizion.
Sipas gazetës turke Hurriyet, ceremonia u kthye në një miting politik, pasi të pranishëm ishin mbi 8 mijë persona.
Një studente recitoi një dua nga poeti nacionalist turk Arif Nihat Asya.
Erdogan dhe e shoqja Emine nuk i mbanin lotët.
Në poemë mes të tjerash thuhet:
“Mos e lër këtë vend, të brumosur nga myslimanët,
Pa myslimanë, Zoti im!
Na jep forcë, mos e lër fushën e xhihadit
Pa pahlevanë, Zoti im!
Mos i lër këta njerëz, që kërkojnë një hero
Pa një hero, Zoti im!
Mos na lër pa dashuri, ujë dhe ajër
Dhe pa atdhe, Zoti im!”.