Një nënë në SHBA ka vendosur të padisë policët që ushtruan dhunë mbi të, ndërkohë që një video e këtij momenti është publikuar online.
Cindy Hahn, 40 vjeç, tha se policët e dhunuan pas një sherri me fjalë.
Hahn tha se dy fëmijët e saj, 7 dhe 11, që ishin në makinë, shihnin të tmerruar.
Gjithçka nisi kur ajo pyeti një oficer policie, që kishte ndaluar pranë një makinë të cilës po i binte alarmi, se çfarë po ndodhte.
Por polici iu kthye:
“Është makina jote kjo?”
“Jo,” i tha ajo.
“Atëherë shko q…”, i tha ai.
Ajo i tregoi një kalimtari se çfarë tha polici dhe ai nisi të regjistronte me kamera.
Pak më vonë, i njëjti polic e ndaloi dhe i tha se kishte probleme me rripin e sigurimit.
Pasi e nxori jashtë, nisi ta godiste.
Hahn thotë se kjo dhunë bëri që ajo të humbasë kujtesën përkohësisht.