Video/ Momenti kur 24-vjeçari në Durrës plagoset nga djali i xhaxhait

E publikuar: 22/05/2024 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës. 24-vjeçari Eduart Buqeza u plagos me armë zjarri nga djali i xhaxhait të tij, Ilir Buqeza 33 vjeç.

33-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës në oborrin e banesës së 24-vjeçarit pas një konflikti të çastit.

E gjitha është filmuar nga kamerat e sigurisë së banesës, gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi ka siguruar pamjet filmike.